Spahiu: Vota e diasporës i jep edhe tre mandate të tjera VV. Kurti koalicion me minoritetet (VIDEO)

Spahiu: Vota e diasporës i jep edhe tre mandate të tjera VV. Kurti koalicion me minoritetet (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 90% të votave nga diaspora, përkatësisht nga përfaqësitë diplomatike, dhe nga rezultatet, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën dërrmuese të votave në këto përfaqësi.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, thotë për "MCN Live" se këto vota të shtuara do t’i japin Albin Kurtit edhe tre mandate të tjera.

Kam thënë edhe më herët që VV do të fitojë 50 mandate në parlament, dhe tani kjo prognozë politike duket se po realizohet.

Vota e diasporës është pritur që të jetë mbi 80% për Albin Kurtin, dhe ashtu po del.

Më shumë se gjysma e votave të diasporës që janë numëruar janë në këtë trend.

Aktualisht, mbi 81% e votave të diasporës i japin tre mandate shtesë VV-së, duke marrë dy mandate nga PDK-ja dhe një nga LDK-ja, sipas rezultateve preliminare të votave të brendshme.

Edhe 18 ditë pas zgjedhjeve, Kosova është ende pa qeveri.

 Profesori Spahiu, i qëndron analizës së tij, duke thënë se koalicioni për një qeverisje të përbashkët mund të bëhet mes VV-së, 'Nismës' së Fatmir Limaj dhe minoriteteve.

Koalicioni mund të jetë mes Albin Kurtit, Fatmir Limajt të 'Nismës' dhe deputetit serb Rashiç.

Ky do të jetë një koalicion mjaft i fuqishëm për të formuar një qeveri që të funksionojë të paktën deri vitin e ardhshëm, kur Kosova ka zgjedhjen e presidentit dhe kjo mund të shkaktojë një krizë politike.

Mund të ketë probleme me kërkesat e minoriteteve dhe se akomodimi i të gjitha kërkesave mund të mos jetë i lehtë për Kurtin.

Ndoshta mund të ndodhë që ndonjë nga këta partnerë të ketë kërkesa të tepërta dhe të lihet anash. Koalicioni me Fatmir Limajn duket më i domosdoshëm, jo vetëm për këtë, por edhe për të sulmuar opozitën, si PDK dhe AAK, të cilat kanë qenë koalicione dhe kjo do të godiste rëndë këto dy parti opozitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy