Si gjermanët: Rituale të papritura në zyrat gjermane

Si gjermanët: Rituale të papritura në zyrat gjermane

Gjermanët janë të njohur për përpikmërinë e tyre. Në një zyrë gjermane duhet të mbash parasysh megjithatë gjëra të tjera. Me një copë ëmbëlsirë mund të arrish diçka.

Ai që vjen me vonesë në zyrë në Gjermani e ka të sigurtë që kolegët do ta masin me vështrim nga koka të këmbët. Nganjëherë për këtë mjaftojnë edhe dy minuta vonesë. Veçanërisht kur je i ri në një vend pune duhet të tregosh shumë kujdes për të qenë i përpiktë. 

Klisheja e përpikmërisë për gjermanët vazhdon të jetë e justifikuar në shumë sipërmarrje, megjithatë ka edhe elementë të tjerë që duhet t'i mbash parasysh. A solle ndonjë ëmbëlsirë në ditën e parë të punës? Sa e mirë ishte ëmbëlsira?

Ëmbëlsira është çelësi për një fillim të mbarë në vendin e punës. Kur ëmbëlsira është shumë e  shijshme madje mund të kompensojë edhe mungesën e përpikmërisë.

Krahas festimit të ditës së parë të punës, ka shumë shkaqe të tjera për të cilat mund të organizosh një festë të vogël në një zyrë gjermane: mbarimi i një projekti, një datëlindje ose mbarimi i mungesës dymujore në punë e një kolegu. Të gjitha këto janë raste që kërkojnë ëmbëlsira - dhe shampanjë, pavarësisht se në cilën orë të ditës. Dhe më zbavitësja është që është ai që e ka datëlindjen që duhet të kujdeset t'i sjellë të gjitha këto gjëra të shijshme për pjesën tjetër të zyrës.

Edhe nëse gjermanët nuk janë të njohur për aftësi të veçanta për biseda të vogla, pikërisht në këto festa në zyrë ata arrijnë që të bisedojnë për gjëra, që nuk kanë të bëjnë fare me punën - për shembull për cilësinë e ëmbëlsirës dhe për përbërësit e recetës së saj.

Megjithëse konsumi i alkoolit ka vendin e vet, festa përkatëse nuk zgjat pa fund. Sapo mbarohet copa e ëmbëlsirës dhe boshatiset gota e shampanjës, secili kthehet në vendin e punës. / DW / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy