Kriza energjitike është kthyer në argumentin kryesor të vëmendjes së disa vendeve evropiane. Në një lidhje skype për MCN TV nga Britania e Madhe eksperti i Ekonomisë Emanuel Bajra tha se ka një farë paniku mes njerëzve dhe stanjiacion të të ardhurave.
Lidhur me një shkrim të “The Guardian” ku vlerësohej se Britania e Madhe është mes vendeve më të goditura nga kriza, Bajra tha s’e nuk ka baza, pasi Londra varet më shumë nga Norvegjia se sa nga gazi rus.
Bajra thotë se kemi një ringjallje të industrisë së qymyrit në Britaninë e Madhe, ndërsa e ardhmja mund të drejtohet nga energjia nukleare. Ai mendon se Liz Truss do të jetë kryetarja e re e Konservatorëve dhe kryeministre e Britanisë.
Nuk ka shumë bazë në atë që thotë ‘The Guardian’ sepse varësia e Britanisë nga gazi rus s’është e tillë. Varësia më e madhe është në gazin norvegjez. Autoritetet britanike me ato norvegjeze po diskutojnë një indeks çmimor të fiksuar në 18 muajit e ardhshëm, që të mos ketë ndërprerje të gazit norvegjez. Problemi më i madh është që Norvegjia po e tërheq fokusin nga Britania duke i shërbyer eksportit në Eurozonë. Janë edhe efekti Brexit. Tregu i gazit është i ndërlidhur me tregun europian të gazit. Nëse Europa përcakton çmimin e gazit gjithandej kontinentit na bën të varur nga Putini. Britania e Madhe po mundohet të ç’kapet nga kjo. Disa ide janë që varësia të mos fokusohet vetëm në Norvegji, por të hapet tregu nga Lindja e Mesme, SHBA. Ka një farë doze të panikut mes njerëzve, vërehet në mediat sociale dhe reagimet e konsumatorit. Kemi një ngritje të nivelit të kreditit, sidomos kartelave kreditore, sepse njerëzit po mendojnë që dimri do jetë i vështirë, të ardhurat kanë pësuar stanjiacion. Inflacioni ka gjasa të jetë më i madhi në G7. Është kombinimi toksik i Brexitit, negociatat me BE-në si shtet evropian jashtë BE, kjo ka ndikuar në konfidencën e investitorëve të huaj, reflektohet edhe në valutën e Britanisë së Madhe. Forcimi i dollarit po dëmton edhe ekonomitë e tjera në eurozonë. Pritet që dimri të jetë i vështirë. Mos harrojmë që kemi edhe një qeveri teknike deri në datën 5. Mendoj që do kemi një masë stimuluese të madhe, ndoshta më të madhen që nga 2008”.
I pyetur për kandidatin e mundshëm për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore, e për rrjedhojë të jetë kryeministër i Britanisë, Bajra thotë se gjasat i ka Liz Truss.
Sipas sondazhit nga brendësia e Konservatore Liz Truss duket se do të fitojë dhe do të bëhet kryeministre. Ka premtuar që do zvogëlojë taksat. S’do të rrisë taksat, do kemi ulje të TVSH-së që do të ndihmojë konsumatorët. Ajo që s’është e qartë niveli i stimulimit. Gjasat janë që do ketë një masë të madhe dhe të koordinuar mirë”.
Eksperti tregon që kriza e fundit po ndikon në ringjalljen e industrisë së qymyrit në Britaninë e Madhe, ndërsa shton se e ardhmja do të shkojë drejt energjisë nukleare.
Britania e Madhe në Evropë është prodhuesja më e madhe e qymyrit. Kemi ringjallje të industrisë së qymyrit. Po rihapen të gjitha tymnajat e qymyrit që u mbyllën nga koha e Thetcher-it. Dje kryeministri Boris Johnson tha se do ketë investime deri në 120 miliardë funta për të ndërtuar reaktorë të rinj të energjisë nukleare. Britania ka opsionet e reaktorëve nuklearë, dhe metodën përmes fërkimit të gurëve nën tokë. Problemi më i madh që kemi është që kemi një Parti Konservatore që s’beson te ndërhyrja në treg. Besoj se e ardhmja e Britanisë së Madhe në energji, do jetë nukleare”.
I pyetur mbi situatën energjitike në Kosovë, Bajra u shpreh:
“Qeveria e Kosovës ka pasur shumë sfida dhe probleme. Kishim gjasat të investonim në 2010-ën, në 2014-ën më gjeneratorë të rinj, termocentralë të rinj, por s’ka ndodhur. Po importojmë nga Hungaria me një kosto shumë më të madhe, e papërballueshme me arkitekturën financiare që kemi sot. Kam kërkuar që të mos neglizhojmë edhe aspektin nuklear. Janë gjeneratorët që gjenerojnë energji përmes erës, hidrocentralet. Por pasi ta kalojmë këtë krizë do kemi një strategji më të qartë. Momentalisht është arnim i problemeve. Duke qenë se jemi ndër vendet e para për eksportin e thëngjillit besojmë se s’do ta kemi problem këtë dimër”.



