
Një tjetër shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it janë vendosur para zyrës.
Shpërthime të njëpasnjëshme janë regjistruar në Veri Kosovës gjatë ditës së sotme.
Policia ka konfirmuar se ka pasur shpërthime e shkrepje armësh, por nuk është raportuar për të lënduar.



