Maqedonia e Veriut ka hapur sot procesin zgjedhor, me votimin e personave të prekur nga koronavirusi.
Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, nënkryetara e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu, tha se situata e pazakontë ka imponuar një organizim ndryshe të procesit.
Ajo tha se në këshillat zgjedhorë janë 3 anëtarë që vijnë nga radhët e bluzave të bardha dhe nga një anëtar i pozitës dhe opozitës.
“Të gjithë e dimë se jemi në pandemi. Zgjedhjet kësaj here u organizuan në mënyrë të ndryshme. Komisioni shtetëror zgjedhor ka marrë të gjitha masat për të gjithë votuesit. Personat e prekur nga COVID votojnë në adresat e dorëzuara në komisionet komunale zgjedhore. Sa i përket votimit, kemi formuar këshilla zgjedhorë të posaçëm me 3 anëtarët personel mjekësor dhe nga një anëtar i pozitës dhe opozitës. Të gjithë janë pajisur me mjete mbrojtëse”, tha ajo.



