Produktet shqiptare në marketet e Austrisë/ Limani: Frutat dhe perimet nga Shqipëria, më konkurrueset në treg

Produktet shqiptare në marketet e Austrisë/ Limani: Frutat dhe perimet nga Shqipëria, më konkurrueset në treg

Një histori suksesi ka shënuar një sipërmarrës nga Kosova në Austri.

Bëhet fjalë për Fadil Limanin, i cili ka arritur të hapë në disa qytete të këtij shteti një rrjet marketesh vetëm me produkte shqiptare.

 Për edicionin e lajmeve në MCN TV, sipërmarrësi Limani, thotë se vështirësitë tashmë janë tejkaluar, dhe se produktet më të kërkuara në tregun austriak, janë frutat dhe perimet nga Shqipëria.

“Normalisht, si çdo fillim, ka qenë i vështirë, tashmë i kemi tejkaluar. Ne marrim mallra nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva e Bujanoci. Kryesisht perimet dhe pemët nga Shqipëria, janë më të kërkuara, janë më konkurruese në treg këtu.

Sipërmarrësi Limani, thotë se kanë shprehur interesim që në marketet në Austri të sjellin edhe produktet e qumështit, dhe për prodhuesit e qumështit ka një kërkesë.

“Jemi të interesuar të sjellim qumështin shqiptar këtu në Austri. Ju kisha lutur prodhuesve të qumështit, që të bëjnë aplikim për licencë EU, në mënyrë që në ta mund të fusim sa më shpejt këtë prodhim në tregun evropian.

Poashtu, jemi të interesuar edhe për konservat e sardeleve që edhe ato ti fusim në rrjetin e marketeve tona në Austri”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy