
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë sekuestruar para në vlerë prej 3 milionë dollarësh, në monedhën amerikane dhe dinarë jordanez, në spitalin Shifa në Gaza, para të cilat duken si të destinuara për t’u përdorur nga Hamasi dhe grupet e tjera terroriste.
Në një postim në llogarinë e tyre X, IDF shton se në të njëjtin operacion rreth 3700 civilë palestinezë u evakuuan nga qendra mjekësore dhe u drejtuan drejt jugut të Rripit.
Gjatë kësaj faze, rreth 300 terroristë të dyshuar u kapën, përfshirë komandantë të lartë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, specifikon ushtria izraelite.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se i dorëzuan Shifas rreth 1.800 litra ujë, 3.8 ton ushqim dhe një kamion me karburant dje.



