Sharje dhe ofendime mes deputetëve të Vetëvendosjes, publikohen mesazhet

Sharje dhe ofendime mes deputetëve të Vetëvendosjes, publikohen mesazhet

Mediat kosovare kanë publikuar sot disa foto të mesazheve të një grupi deputetësh të Vetëvendosjes, ku janë përdorur fjalë ofenduese mes tyre. Deputetja Aida Dërguti, ka quajtur m*t, kolegen e saj Donika Bujupin.

Biseda i referohet arrestimit të 3 deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, për shkak të trazirave në Kuvend. Por pasi ndaj tyre gjykata vendosi arrest shtëpiak ata e thyen duke ua arrestuar sërish nga policia.

meszhet vv

Por pas përhapjes së këtij lajmi Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka reaguar pas publikimit të mesazheve me zyrtarët e VV-së në "Viber".

Dërguti ka thënë se ndjen nevojën që të kërkojë falje por edhe ta sqarojë atë që është publikuar.

“I kërkoj falje së pari Albinit, e pastaj secilit anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! opinionit publik për gjuhën e përdorur e mënyrën e të shprehurit në atë diskutim.

Këtë nuk e kam bërë deri tani sepse kam dashur ta bëjë së pari para Albinit kur të lirohet nga burgu ku po mbahet padrejtësisht.

Siqodoftë tani, pasi që kjo u publikua ndihem e detyruar ta bëjë kështu”, deklaroi Dërguti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy