Shpërthim në anijen iraniane, akuza për Izraelin

Shpërthim në anijen iraniane, akuza për Izraelin

Një shpërthim me lëndë plasëse ka dëmtuar një anije mallrash të ankoruar në brigjet e Detit të Kuq në Jemen. Ajo përdorej nga ushtria iraniane, ndërsa pretendohet se është sulmuar nga Izraeli, si një vazhdimësi e sulmeve të ngjashme të ndodhura vitet e fundit mes dy vedenve.

Ky sulm ndaj anijes së mallrave të quajtura Saviz erdhi një ditë pasi në Austri u raportua se vendet më të fuqishme të botës ishin bledhur për të diskutuar marrëveshjen e armëve bërthamore të Iranit. 

Kjo marrëveshje është kundërshtohet fort nga Izreali, i cili deri pak kohë më parë kishte edhe mbështetjen e Amerikës, por kjo e fundit tashmë nën udhëheqjen e Biden ka ndryshuar qasje, duke iu rikthyer asaj. 

Disa media në Iran ndërkohë publikuan pamje të flakëve nga anija, dëmet e së cilës ende nuk dihen, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy