
Gazeta "The Guardian" ka publikuar një video ku duket qartë që policia kroate kthen grupe të azilkërkuesve në të gjithë kufirin e jashtëm të BE me Bosnjën.
E gjitha kjo sipas prestigjozes britanike është një shkelje e dukshme e të drejtës së BE.
Sondazhet e publikuar nga organizata mbikëqyrëse Monitorimi i Dhunës Kufitare (BVM) tregon një numër të dëbimeve të supozuara kolektive ose "shtyrje" të emigrantëve në një pyll afër Lohovës, në territorin boshnjak.
Video të filmuara në kamera të fshehura në mes të 29 shtatorit dhe 10 tetorit, kapin 54 incidente njerëzish që u larguan në grupe nga Kroacia në Bosnjë, gjithsej 368 persona të kthyer, sipas pamjeve.
Ministri i sigurimit i Bosnje Herzegovinës, Dragan Mektiç, tha për kanalin e lajmeve N1 se sjellja e policisë kroate ishte "një turp për një vend të BE".
Pamjet, të marra nga BVM nga informatorët që preferojnë të mbeten anonim, tregojnë njerëzit që rreshtohen dhe ecin nëpër pyll, të shoqëruar nga oficerët kroatë.
Çdo natë, njerëzit nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Pakistani përpiqen të kalojnë në Kroaci nga Bosnja. Shumica e tyre mbërrijnë në Bosnje përmes Turqisë, duke shpresuar që të arrijnë Slloveninë, një anëtare e zonës Shengen pa pasaporta në Evropë.
BVM tha se dëbimet kolektive shkelin konventën e Gjenevës mbi refugjatët, kartën e BE-së për të drejtat themelore dhe nenin 14 të deklaratës universale të të drejtave të njeriut.
"Megjithëse Kroacia ka nënshkruar një marrëveshje ripranimi me Bosnjën, dëbimet mbi kufirin e gjelbër [zona në pyjet ku nuk ka pika kalimi zyrtare] nuk ndjekin asnjë procedurë zyrtare të kthimit, kështu që ato nuk mund të justifikohen me marrëveshjen", tha BVM.
"Mund të jetë e ligjshme t'i kthehen refugjatët në Bosnje në rast se nuk bëjnë kërkesë për azil, por këto deportime duhet të bëhen në vendkalimet kufitare zyrtare dhe në prani të rojeve kufitare të Bosnjes, gjë që nuk është kështu".
Ministria e brendshme e Kroacisë mohoi çdo keqbërje. Ajo tha se oficerët nuk po i dëbonin emigrantët, por ligjërisht i "pengonin ata nga hyrja ilegale në Kroaci" sipas nenit 13 të kodit kufitar Shengen.
András Lërderer, oficeri i informimit dhe avokimit për grupin e të drejtave të njeriut, Komiteti Hungarez i Helsinkit, tha se kthimi i njerëzve në kufirin e gjelbër pa procedura të përshtatshme ishte "definitivisht jo në përputhje me acquis e Shengenit".
"Këto praktika shkelin ndalimin e dëbimit kolektiv, të sanksionuar në nenin 4 të protokollit 4 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe mund të përbëjnë rreziqe sigurie për BE", tha Lerder. "Nëse emigrantët hynë në Kroaci para se të merreshin videot, atëherë në rastin e secilit migrant duhej të merrnin vendime individuale nga autoritetet kroate kundër të cilave duhet të kishte pasur një mjet efektiv juridik për migrantët".
Në nëntor, një hetim i Guardian dokumentonte raste të abuzimit fizik të azil kërkuesve nga policia kroate. Nga 50 vetë, kryesisht nga Pakistani, të cilëve Guardian foli, 35 thanë se ata ishin sulmuar nga policia kroate pastaj u kthyen mbi kufirin në Bosnje.



