Tema e Javës - Fama e madhe e kryeministrit të një vendi të vogël

Tema e Javës - Fama e madhe e kryeministrit të një vendi të vogël

Për 25 vite shumë pak krerë shtetesh shqiptarë e kanë shkelur Zyrën Ovale të Presidentit të SHBA-ve. Berisha shkoi për herë të dytë në atë zyrë, kur president ishte Bill Clinton. Ndërkohë që ish-Kryeministri Aleksandër Meksi ishte gjithashtu i vetmi kryeministër që vizitoi zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shtator të vitit 1992.

 

Sivjet Shqipëria dhe SHBA-të festojnë 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Një sërë aktivitetesh janë organizuar në të dy vendet për këtë ngjarje. Në kuadër të këtij përvjetori, Kryeministri i shqipërisë vizitoi SHBA-të.

 

Vizita e Kryeministri Rama në zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një ngjarje e rëndësishme e ditëve të fundit ndaj dhe Tema e Javës, e gazetares Luljeta Progni, u ndal gjerësisht tek ky takim i përcjellur masivisht nga mediat shqiptare. Progni këtë të dielë sjell një përmbledhje të momenteve dhe temave kryesore që u nënvizuan në takimin Obama – Rama e jo vetëm. Deklaratat e Ramës për CNN dhe Foreign Policy, tonet e ashpra ndaj kandidatit republikan Trump, vëmendja e presidencës amerikane për Reformën në Drejtësi dhe mbështetja që siguroi Rama për implementimin e lëndës të feve në shkollat shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy