Në një takim të zhvilluar në Tiranë, ministri i drejtësisë Ulsi Manja garantoi homologun e tij nga Maqedonia e Veriut se Shqipëria do t’i ofrojë ndihmë për realizimin e reformës në drejtësi. Të dy ministrat ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme.



