Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e plotë të votave

Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e plotë të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna. 

 

Sakaq është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren. Rezulton se në këtë qytet ka patur dallime të mëdha me votat për kandidatët për deputetë. 

 

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë. Ishin partitë e opozitës dhe shoqëria civile që kërkuan rinumërim të plotë votash, pasi u zbuluan devijime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy