Një kinema ekologjike, origjinale dhe lundruese është risia më e fundit në Paris. Një nismë, e cila sigurisht ka marrë shkak nga nevoja për distancim social për shkak të pandemisë Covid-19.
Ideja për të shijuar një film nga një varkë në vend se të ulesh në një kolltuk të butë, ka një sukses të jashtëzakonshëm.
Francezët kanë zgjedhur lumen Sena si një vend romantik dhe të jashtëzakonshëm për të ngritur një sallë kinemaje krejtësisht të ndryshme dhe inovative.
Nëse para pandemisë kinemaja më së shumti ishte konceptuar në një dhomë të errët me karrige, ose maksimumi version i kinemave verore në ambiente të gjelbërta, improvizimi i kinemasë në ujrat e një lumi është krejtësisht një risi.
Një cep i vogël parajse midis tokës dhe qiellit, ku respektohen të gjitha rregullat e distancimit shoqëror të imponuar nga Covid-19.
I vetmi angazhim për ata që synojnë të kalojnë mbrëmjen është të kujtojnë të bëjnë një rezervim.



