Dosja "Partizani"/ GJKKO kërkon nga Kuvendi marrjen në pyetje të Berishës

Dosja "Partizani"/ GJKKO kërkon nga Kuvendi marrjen në pyetje të Berishës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë zyrtarisht një hap tjetwr në çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

GJKKO i ka dorëzuar një shkresë Kuvendit ku i kërkon marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nëpërmjet këtij dokumenti, GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.

Shkresa e siguruar është dërguar më 14 nëntor dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

 Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe iu është bllokuar pasaporta.

Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në gjykatë, ndërsa seanca e radhës ndaj tij është parashikuar të mbahet më 20 nëntor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy