
Policia franceze qëlloi dhe plagosi rëndë një burrë që drejtoi një armë të rreme oficerëve pasi u kap duke pikturuar zvastikën naziste në një stacion treni në Paris, njoftuan mediat lokale të hënën.
Në incidentin e ndodhur në stacionin Austerlitz në kryeqytetin francez, u plagos edhe një kalimtar.
Sipas raporteve që citojnë Zyrën e Prokurorit të Parisit, policia iu afrua burrit pasi mori ankesa se ai po vandalizonte muret brenda stacionit.
Kur iu kërkua të ndalonte, burri futi dorën në xhaketë dhe nxori një armë, tha Zyra e Prokurorit, duke cituar pamjet e vëzhgimit me video.
Oficerët hekurudhor u përgjigjën duke e goditur burrin me disa plumba në bark.
I dyshuari, që thuhet se është një 49-vjeçar me origjinë siriane, u dërgua në spital në gjendje kritike.
Një nga plumbat e gjuajtur nga oficerët e hekurudhës ka bërë rikoshet, duke goditur një shofer taksie që ndodhej brenda stacionit.
Ai ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital, por fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.



