Gazetari Ylli Rakipi gjatë emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv ka folur për fjalën në Shqipëri, për të cilën u shpreh se asaj i mungon forca në vendin tonë për shkak se kemi shpërdorim të madh të saj.
Ai shprehet se inflacioni jonë i lirisë, liria jonë e madhe ka pjellë një inflacion të tillë që është e tmerrshme, ndërsa theksoi se demokracia liberale nuk ekziston edhe pse ne mashtrojmë veten.

Fjala në Shqipëri nuk ka forcë sepse marrim si shembull parlamentin shqiptar institucionin më të rëndësishëm që ndërton dhe ligjet e vendit dhe në 95% të gjërave që ata thonë produkti i tyre është një mashtrim.
Si mund të ketë vlerë dhe rëndësi fjala kur pjesa dërrmuese e politikanit shqiptar në këto 30 e ca vjet është ti je hajdut, ke varrë këtë ke bërë atë bandë dhe këtu kemi shpërdorim masiv të fjalës dhe fjala mbaron këtu, është gati të krisë pushka por fjala ka mbaruar.
Ne jemi një shoqëri që në 30 e ca vjet të hapjes sonë të madhe inflacioni jonë i lirisë, liria jonë e madhe ka pjellë një inflacion të tillë që është e tmerrshme. Edhe te ky brez inflacioni është shumë i madh, ka 20 e ca vite që blihen diplomat, dhe në këtë pikëpamje kanë filluar të ikin të gjitha.
Nëse ne nuk jemi brenda brazës së një sistemi dhe ne kemi 30 e ca vite që po gënjejmë veten duke thënë se po ndërtojmë një sistem vlerash që quhet demokraci. Demokracia liberale nuk ekziston dhe si e tillë ne po mashtrojmë veten dhe kur njeriu mashtron veten bënë çfarëdo pastaj, dhe ky është kapaku.



