
AF Elbasani mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Kastriotin, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.
Shkëlqeu në këtë ndeshje Bedri Greca, që shënoi dy gola dhe asistoi te goli i tretë i shënuar nga Hasani.
Golin e vetëm për krutanët e shënoi Jonatan Silva në minutën e 62-të. Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e dytë me 25 pikë, 4 më pak se Bylis kryesues, ndërsa Kastrioti mban vendin e tetë me 11 pikë.



