
Projekti i rehabilitimit të përroit të qytetit në Lushnje, do të duhet të prishë edhe disa objekte që kalojnë aty pranë. Në këtë situatë, në vështirësi gjenden familjet që nuk kanë dokumente pronësie për ndërtimet e tyre edhe pse janë në proces legalizimi, pasi nuk do të përfitojnë dëmshpërblim.



