Mazhoranca refuzon hetimin për AKSHI-n/ Zhabina: Komisioni do të ishte ndihmë e madhe për SPAK (VIDEO)

Mazhoranca refuzon hetimin për AKSHI-n/ Zhabina: Komisioni do të ishte ndihmë e madhe për SPAK (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina, në MCN Live komentoi refuzimin e mazhorancës për të krijuar një komision hetimor mbi aferën e AKSHI-t, duke vënë në dukje se ky komision mund të kishte ofruar transparencë të madhe dhe mbështetje për punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

 

Maxhoranca është e interesuara e parë që ky komision të mos nxjerr transparencë. Në këtë rast mund të ndodhte e njëjta gjë që të kishte shumë informacione. 

 

Mendoj se ky komision hetimor do të ishte ndihmë e madhe për hetimin që po ndjek prokuroria e posaçme, duke pasur parasysh se ky nivel shkonte deri te drejtoresha Karçanaj, por kam përshtypjen se maxhoranca nuk është e interesuar dhe kemi bllokimin e këtij komisioni. 

 

Kam përshtypjen se presioni amerikan është më i fortë se çdo presion tjetër.

 

Ai shtoi se komisione të tilla gjithmonë hapin fronte të reja për të kuptuar rrjedhën e aferave, duke përmendur rastin e Karçanaj. 

 

Kryeministri tha se ishte e pastrehë, ndërsa nga hetimi i MCN doli se ishte pronare e disa pronave.

 

Hetimet e SPAK janë fokusuar edhe mbi vilën e Ergys Agasit dhe dyshimet mbi legalizimin e saj. 

 

Sipas Zhabinës, “bëhet fjalë për një sipërfaqe toke ku është ndërtuar një vilë dhe pastaj mënyra se si është përfituar nga Ergys Agasi. Dallandyshe Bici lidhet me procedurat se si është përfituar kjo vilë, ndërsa SPAK po zhvillon hetime edhe lidhur me kadastrën.”

 

Ai vuri në dukje mungesën e aksesit të strukturave të ndryshme ndaj dokumenteve të AKSHI-t dhe institucionet e tjera shtetërore, duke e cilësuar këtë situatë si një “peshë të madhe mbi institucionet e vendit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy