“La Casa de Papel” rikthehet me një sezon të ri?

“La Casa de Papel” rikthehet me një sezon të ri?

“La Casa De Papel”, është një ndër serialet më të pëlqyera të momentit. Ai ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Ai është një ndër serialet më të pëlqyera të momentit dhe ka patur një sukses të madh ndërkombëtar falë “Netflix”.  Fansat e “La Casa De Papel” po presin me padurim sezonin e pestë.

E teksa ata u shqetësuan se seritë e reja do të vonoheshin për shkak të pandemisë së koronavirusit, duket se kjo nuk është aspak e vërtetë. Fansat kanë marrë lajmin e mirë se shumë shpejt do të vijë edhe sezoni i pestë pasi xhirimet kanë nisur.

Lajmin e ka bërë të ditur “Profesori” Alvaro Morte, i cili ka bërë një postimin në profilin e tij në “Instagram”. Morte ka ndarë me ndjekësit një fotografi të shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve dhe bashkëngjitur me të shkruan: “U riktheva! Profesori u rikthye!”, postim që ka ngritur dyshimet për sezonin e ri.

Ndërkohë, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lancohet për publikun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy