Kulla: Humbja në Ukrainë do ishte fundi i NATO-s. Gjinishi: Kievi ka bërë tri lëvizje, Zelensky është dobësuar

Kulla: Humbja në Ukrainë do ishte fundi i NATO-s. Gjinishi: Kievi ka bërë tri lëvizje, Zelensky është dobësuar

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” se NATO s’mund t’i lejojë vetes një humbje në Ukrainë sepse ky do ishte fund i NATO-s.

Kulla tha se Zelensky përpos fundit të mandatit, ka disa probleme të tjera si lufta politike brenda partisë dhe lufta me ushtarakët.

Sa i takon rekrutimeve të reja nga Moska, Kulla tha:

Putini po bën rekrutimin e levave të reja, sepse do të zëvendësojë këta që ka në front. Rusia ka tre ushtarë në prapavijë me një në front. Ukraina ka tre në front dhe një në prapavijë. Tashi që janë lodhur të gjithë nga kjo lufta, hajde të sjellë trupa të freskëta. Putini këtë e bën edhe për propagandë”.

Duke analizuar situatën në Ukrainë, Ermir Gjinishi, pedagog në Institutin e Studimeve Evropiane, tha:

Ka 3 lëvizje shumë të rëndësishme të Ukrainës, ndërhyrjen në Kursk, e dyta në Novi Put, përmes të cilave po përpiqet të krijojë një linjë dhe t’i bashkojë. Problemi është që Ukraina s’ka forca ta mbajë atë vijë. Shtetet Perëndimore po e komplikojnë mbështetjen për Ukrainën, nga ana tjetër aleatët e Rusisë po e shtojnë mbështetjen, kemi asimetri. Brenda zgjidhjes do jetë edhe Kina, Koreja e Veriut dhe Irani. Putini është forcuar politikisht dhe ushtarakisht, ndërsa Zelensky është dobësuar. Po rriten zërat kundër Zelensky-t sepse në maj i mbaron mandati”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy