
Joe Biden është armik i shtetit, fjalimi që ai bëri në Filadelfia ishte plot urrejtje dhe zemërim: ishte më përçarësi i bërë nga ndonjë president i SHBA, i cili denigroi 70 milionë votues.
Kështu deklaroi Donald Trump në sulmin e bërë ndaj Presidentit Biden në mitingun e mbajtur në Pensilvani gjatë së shtunës, për kandidatët e tij në zgjedhjet amerikane, i pari pas sekuestrimit të dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.
Ne do t’i japim fund karrierës politike të Nancy Pelosit dhe Joe Biden. FBI është bërë një përbindësh i egër i kontrolluar nga e majta demokratike dhe media, por unë nuk do të hesht. Është e njëjta FBI që nuk e ka ndjekur penalisht Hillary Clinton për Emailgate.
Kështu deklaroi manjati, duke iu referuar serverit privat të përdorur nga sekretarja e atëhershme e shtetit dhe mijëra emaileve të fshira.
Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u morën nga shtëpia e Trump në Florida më 8 gusht, sipas FBI-së. Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve.



