
Stërvitjet ushtarake do të kenë ndikim në jetën e përditshme në Gjermani. Ushtria gjermane, në këtë periudhë, duhet të praktikojë, të praktikojë, të praktikojë.
Kështu tha në një konferencë për mediat që po zhvillohej në Berlin, shefi i shtabit të Bundeswehr-it, të forcave të armatosura gjermane, gjenerali Carsten Breuer.
“Duhet të ushtrohemi si në kohë emergjence, si në luftë”, ka shtuar ai, duke nënvizuar se këto janë stërvitje të quajtura “Quadriga”, të cilat do të kryhen në kuadër të NATO-s.



