Qori: 47 ditë protestë, rekord që konkurron edhe vendet më të përparuara, meritë e shoqërisë shqiptare

Qori: 47 ditë protestë, rekord që konkurron edhe vendet më të përparuara, meritë e shoqërisë shqiptare

Për të 47-ën ditë radhazi, protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e klasës politike aktuale.

 

Kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për mënyrën se si e sheh zhvillimin e protestës dhe mesazhin që ajo përcjell pas disa javësh.

 

Sipas Qorit, 47 ditë protestë përbëjnë një rekord që tregon angazhimin e shoqërisë shqiptare.

 

47 ditë protestë janë një rekord që konkurron edhe me shoqëritë më të përparuara në botë. Kjo është meritë e shoqërisë shqiptare.

 

Ka shumë arsye që qytetarët dalin në protestë.

 

Edi Rama pretendon se nuk ka nevojë të japë dorëheqjen, pasi sipas tij PS ka fituar zgjedhjet në 2025. Më është dashur ta them para një viti, që fitorja e PS në ato zgjedhje ka qenë si fitorja e Pirros së Epirit. 

Një fitore e marrë me dhunën e pushtetit, parave të oligarkëve, kërcënimit të administratës. 

 

Tashmë qytetarët kanë vrarë frikën, kanë njohur njëri-tjetrin, kanë para sa shumë janë, që e duan ndryshimin. 

 

Tani që shoqëria ka dalë nga letargjia, edhe Rama thotë protesta nuk është kundër meje, por faktorëve destruktivë. 

 

Mënyra si Rama dhe përfaqësues të PS e kanë interpretuar protestën, lë shijen e një pushteti që ka humbur kontaktin me shoqërinë dhe fund e krye autokratik. 

Teoritë e konspiracionet i përdorin Putin. Vuçiç dhe Lukashenko. Këta janë shokët ideologjikë të Ramës në Evropë. Shoqëria, Ramën, PS, partitë e tjera, i ka tejkaluar. 

 

Nuk kërkohet kot Shqipëria e re nuk është mesazh utopik, por dëshirë konkrete për begati, liri, drejtësi shoqërore.

 

Protesta ka ulje-ngritjet e veta por fakti që mijëra qytetarë paraqiten dhe marshojnë, më ka befasuar për mirë, që shoqëria shqiptare paska qenë edhe më mirë, se çfarë e mendonim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy