
Dërgesat e iPhone-it në Kinë kanë shënuar një rënie të fortë gjatë muajit të shkuar.
Sipas analistit të Credit Suisse, Matthew Cabral, gjatë nëntorit ka pasur një rënie me 35.4%.
"Ne e dimë se të dhënat mujore mund të jenë të paqëndrueshme", pranon Cabral, duke shtuar, megjithatë, se tkurrja e dërgesave shënon rënien e dytë të njëpasnjëshme me dy shifra dhe se që nga fillimi i familjes iPhone 11, dërgesat e iPhone-ve të kompanisë “Apple” në Kinë kanë rënë me 7, 4%.
Vëzhgimet e Credit Suisse ndikojnë menjëherë në vlerën e aksioneve të Apple, të cilat humbën 1.12% në marrëveshjet tregtare që i paraprijnë hapjes së tregjeve.



