GJKKO shtyn seancën për Berishën, avokatët: Taktikë e SPAK për t’i djegur mandatin

GJKKO shtyn seancën për Berishën, avokatët: Taktikë e SPAK për t’i djegur mandatin

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për kreun e PD-së së Rithemelimit Sali Berisha, ku ai kërkonte revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Shkak i shtyrjes, është bërë mungesa e prokuroreve. Seanca e radhës do të mbahet më 8 prill, në orën 13:00.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar revokimin e masës arrest në shtëpi, me argumentin që mbahet padrejtësisht dhe i pengohet funksioni i deputetit. Në seancë gjyqësore janë paraqitur mbrojtësit dhe gjyqtarët ndërsa prokurorët kanë munguar, çka është bërë shkak për shtyrjen e seancës me një javë, më datë 8 prill ora 11:00. Nga ana tjetër prokurorët kanë thënë se për shkak se ndodhen në një angazhim zyrtar pune s'mund të jenë të pranishëm.  Mbrojtësit e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë deklaruar në fund të seancës që kjo është taktikë e SPAK-ut për të zvarritur procesin dhe për t’i djegur padrejtësisht mandatin me një mungesë të pajustifikuar prej 6 muajsh z.Berisha, për të qenë në sallën e Parlamentit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy