Qindra-mijëra persona protestuan në Stamboll kundër projektligjit që sipas tyre mund të çojë në vrasjen masive të qenve endacakë në të gjithë Turqinë.

Projektligji i propozuar që synon largimin e qenve endacakë nga rruga ka bërë që shume aktivistë për mbrojtjen e kafshëve të shqetësohen se këto të fundit mund të përfundojnë të vrara ose te neglizhuara në strehimore të mbipopulluara.
Ndërsa sipas qeverisë një nismë e tillë ligjore shihet si domosdoshmëri për vendin pasi në rrugët e Turqisë enden rreth katër milionë qen endacakë të cilët në shume raste rrezikojnë dhe kalimtarët.
Ligji i propozuar u jep te drejtën bashkive që të mbledhin qentë endacakë, t’i sterilizojnë dhe t’i strehojnë në vendet e përcaktuara. Pas reagimeve masive të qytetareve projektligji pësoi disa ndryshime pasi më herët ky i fundit legjitimonte vrasjen e kafshëve përmes eutanazisë.
Pavarësisht këtij ndryshimi aktivistët për mbrojtjen e qenve vijojnë të jenë të shqetësuar pasi ata thonë se shumë prej kafshëve mund të vriten me argumentin se kanë qene të sëmura. Për qentë endacakë në Turqi kanë ngritur shqetësime edhe një sërë shtetesh te tjera.
Së fundmi Britania paralajmëroi shtetasit e saj për tufat e qenve endacakë me të cilët mund të përballen në Turqi që shpeshherë janë agresivë.



