Energjia, Gordani: Qeveria synon të uli humbjet në rrjet, në 2022 çmimet mbeten të pandryshuara (VIDEO)

Energjia, Gordani: Qeveria synon të uli humbjet në rrjet, në 2022 çmimet mbeten të pandryshuara (VIDEO)

Qeveria ka miratuar rishikimin e planit për reduktimin e humbjeve në planin e konsolidimit financiar të sektorit elektoenergjetik, të përcaktuar në kredinë e marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Do ta diskutojmë këtë temë

Eksperti për çështjet e energjisë, z. Lorenc Gordani në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se aktualisht jemi në fazën e dytë pasi kredia e parë ishte për rimëkëmbjen. Ai tha se në 2026 synojmë të arrijmë 17.8% humbje të energjisë në rrjet, ndërsa shtoi se po ta lidhim me strategjinë e vitit 2030 duhet të na gjeje me 10% humbje.

Përsa i përket investimeve, Gordani tha se kjo do reflektohet pasi aktualisht jemi duke funksionuar me një sistem hibrid. Ai sqaroi se për vitin e ardhshëm duke ju referuar edhe deklaratave politike çmimet do mbeten të pandryshuara për sa i përket konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla.

1. Çfarë parashikon ky ndryshim z. Gordani në planin e qeverisë nga kredia e marrë që në 2014?

Aktualisht jemi në fazën e dytë, e para ishte për rimëkëmbjen. Tani tregu energjetik po hyn në një fazë më të kualifikuar, në fakt do duhet ti kishim arritur këto targete që në kredinë e parë. Që me atë kredi dhe në vazhdimësi kemi pasur kredi të kushtëzuar sepse duhen përmbushur disa targete. Kredia më herët ishte me bankën botërore. Tashmë është disbursuar kësti i parë.

2. Cilët janë treguesit e rinj? Në çfarë niveli janë humbjet e energjisë dhe sa duhet të jenë për vitin e ardhshëm dhe parashikimi deri 2026?

Ka një tabelë specifike të cilat referojnë, targeti i parë ishte shumë i madh rreth 38% të pranuara të humbjeve dhe të cilat ecin më shumë përqindje ulje. Ndërsa tani kemi arritur te humbjet që shpresojmë të jenë 20.5 %. Është vlerë e jashtëzakonshme me vlera të referuara nga OSHEE. Në 2026 synojmë të arrijmë 17.8% dhe po ta lidhim me strategjinë 2030 duhet të na gjeje me 10% humbje.

3. Reduktimi i humbjeve në rrjet kërkon investime serioze, ndërkohë përmes vendimit për shpalljen e gjendjes së emergjencës, qeveria ka urdhëruar kompanitë publike të pezullojnë investimet deri në muajin prill të vitit që vjen. Çfarë ndikimi sjell?

Investimet së pari mendohet 1.5 mld euro duhen që të arrihet në nivelin optimal. Çmimet e energjisë janë pesëfishuar në bursat dhe më pas kjo shkarkohet deri te konsumatori final. Në këtë kuadër kemi pasur dhe deklarimin e situatës së jashtëzakonshme. Nuk është deklaruar kudo fillimisht nga Shqipëria në rajon më pas nga Maqedonia. Dhe kjo për të thënë që të hyjmë në një etapë tjetër. Po funksionojmë me një sistem hibrid. Tashmë kemi një ndjekje pak praktike. Kompanitë në një farë mënyre eergjia sigurohet nga kesh. Kështu që të gjitha në sensin afatshkurtrës është pozitive, kompanitë koordinohen më mirë dhe nga ana tjetër investimet do reflektohet. OSHEE ka nevojë 80-90 mln euro çdo vit të cilat do pezullohen dhe kjo do bëjë një barrë edhe më të vështirë që do aprovojë më shumë në investime.

4. Çfarë do të sjellin ndryshimet e fundit ku KESH-it i jepet e drejta të kryejë procedura të posaçme konkurruese për marrjen me qira të aseteve gjeneruese termike të energjisë për një periudhë deri në 3 vjet.

Në terma shumë praktikë KESH është kompani gjeneruese që duhet të sigurojë energjinë për OSHEE. Sektori duhet të liberalizohet. Të tre kompanitë e krijuara nga OSHEE e gjitha në faktet kemi një përjashtim të kësaj situate të jashtëzakonshme KESH ka plan të marrë me qera impiante. Burimi me të cilin do hapet gara është i pacaktuar parashikohet gaz natyror kështu që uroj të mos jetë me lëndë tjetër prsh me naftë sepse mund të na përplasë me aspekte të tjera përsa i përket edhe klimës.

5. Z. Gordani, për konsumatorët dhe bizneset e vogla deri në fund të vitit 2021 u tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.  Po në 2022 çfarë pritet? Sa pritet të jetë rritja?

Po ti referohemi deklaratave politike për vitin që vjen normalisht nuk do ketë rritje të çmimit për familjarët dhe bizneset e vogla. Ndërkohë që situata e çmimeve do vazhdojë dhe kërkesat përsa i përket tarifave do rishikohen sepse OSHEE po del me humbje një situatë që nuk mund të vazhdojë. Në këtë moment nuk presim rritje të çmimeve.

6. Ndërkohë nuk duhet anashkaluar fakti se Shqipëria është e rrezikuar në raste krizash energjie, pra mbetemi varësisht të ndikuar ndaj energjisë së prodhuar nga burimet hidrike. Pse kjo situatë pas 51 vitesh elektrifikimi?

52 vite përbëjnë ciklin normal të investimeve në energji. Kjo është dhe me këtë pikëpamje kemi rinovimin e sistemit energjetik. Nuk do të thotë se Shqipëria ne jemi një vend me burime diellore por në rrjet ka nevoje për investime. Kërkohet menaxhim dhe kursim i energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy