Ligji për pronat, Boçari: Strasburgu u detyrua (VIDEO)

Ligji për pronat, Boçari: Strasburgu u detyrua (VIDEO)

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që i jepte të drejtë qeverisë shqiptare për çështjen dhe mënyrën e kompensimit të pronave, sipas Gëzim Boçarit është i nxituar. Anëtari i kryesisë së shoqatës “Krahina Jonë” thotë në një intervistë për TvT se edhe Komisioni i Venecias është mashtruar në po të njëjtën mënyrë nga qeveria shqiptare.

Strasburgu mori një vendim të detyruar. Nuk e di u korruptuan apo ashtu e kanë menduar. Këtë lloj ligji në vendin e tyere, asnjeri nuk do ta zbatonte nga këta europianët. Ata nuk kuptojnë që politikani, shteti, ministri mund të të mashtrojë. Dhe këtë vendim, që dha Venecia, presidenti në detyrë në atë kohë, Bujar Nishani, e denoncoi dhe tha i është dërguar version i gabuar, i falsifikuar.

Në një kohë kur shteti shqiptar refuzon të hapë arkivat për pronësitë e tokave, Boçari ka një lutje për ndërkombëtarët në Shqipëri, të cilët i fton të nxisin përshpejtimin e gjyqeve.

Duhet vetëm një ndërhyrje nga ambasadorja Kim dhe nga ambasadori Soreca, që proceset gjyqësore për problemet e pronave  të mos zgjasin çdo hallkë. Kam një rast konkret: shteti nuk zbaton vendimin eGjykatës së Lartë dhe as atë të Strasburgut, por e mashtron Strasburgun. Të gjithë këta pronarët e bregdetit i kanë pronat të ngjashme. Asnjë pronar nuk e kundërshton kompensimin, sepse pronat e tjetërsuara për nevojë publike janë pak. Pronat e vjedhura janë shumë.

Ligji 7501 për afro 30 vitesh po has kundërshtime nga banorët e bregdetit të jugut. E njejta përplasje me shtetin nuk duket se ndodh në veri të vendit..

Jugu priti ligjin nga shteti, u rrëzua busti, u kënaqën se do të na kthehen pronat. Patëm besim te deklaratat e Sali Berishës. Në veri secili vajti në kufijtë e vet. Edhe atje ku dikush kishte ndërtuar se i kishte dhënë leje kooperativa, u morën vesh me njëri tjetrin. Për probleme prone u vranë mbi 8 mijë vetë. Pra ligji i gjakut, 8 mijë familje që janë në konflikt me njëra-tjetrën.

Boçari thotë se pronarët kërkojnë vetëm të zbatohen nenet e Kushtetutës për njohjen e pronës.

Edhe në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit është evidentuar fakti se në jug të vendit, pronarëve nuk u njihet toka dhe se mijëra hektarë sot janë copëzuar dhe janë përfituar pa të drejtë nga palë të treta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy