Kosovë, marshim për 1 648 persona të zhdukur gjatë luftës (VIDEO)

Kosovë, marshim për 1 648 persona të zhdukur gjatë luftës (VIDEO)

30 gushti shënon ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur. 1 648 persona numërohen të zhdukur nga lufta në Kosovë. 19 vjet pas përfundimit të luftës, familjarët kërkojnë këta persona ende të pagjetur nga lufta e fundit.

Kjo ditë në Kosovë shënohet me aktivitete të ndryshme, ku familjarët kërkojnë që të mësojnë për fatin e atyre që u mungojnë. Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në orën 12:00 do të marshojë me moton “Marsh për ata/o që ende mungojnë! Marsh për të vërtetën! Marsh për Drejtësi!”, i cili ka për qëllim që të ngrejë vetëdijen dhe në të njejtën kohë përgjegjësinë shoqërore, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për më shumë se 1,600 persona ende të pagjetur në Kosovë, nga të gjitha grupet etnike.

Kjo ditë, sipas medias në Kosovë, do të shënohet edhe në një organizim nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës-Komisionit qeveritar për persona të zhdukur në bashkëpunim me Këshillin koordinues të asociacioneve familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare, të cilët organizojnë në orën 16:30 në Prishtinë  një marsh përkujtimor dhe vendosjen e luleve te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, përballë Kuvendit të Kosovës. Të dy aktivitetet mbahen në sheshin “Zahir Pajaziti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy