Në Japoni, sheshi i lojërave Disneyland, me qendër në Tokio, do të zgjasë mbylljen e aktiviteteve të tij edhe për dy javë, deri në fillim të prillit. Njoftimin e bëri operatori i një prej komplekseve turistike më të vizituara në botë, duke shtuar se zmadhimi i planifikuar i këtyre zonave më datën 15 Prill do të shtyhet gjer në mes të majit, në përputhje me direktivat e qeverisë. Parku mirëpret mbi 30 milionë vizitorë në vit, dhe është një nga destinacionet më të njohura turistike në vend.



