Rinovimi i patentave/ Rama: Nga nëntori, ulje drastike të tarifave

Rinovimi i patentave/ Rama: Nga nëntori, ulje drastike të tarifave

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një leje drejtimi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama theksoi se duke nisur nga nëntori i këtij viti, tarifat për patentat që do të rinovohen, do të pësojnë ulje drastike.

 Çmimi i tyre do të jetë nga 35 mijë lekë, në 20 të vjetra.

“LAJM I MIRË nga DPSHTRR

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.
Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%
Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa
-VëmendjaTeQytetarët=RisiLehtësi
-SkaKohëPërPushim”,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy