“Njihuni me Ramaduron”, Haxhiu për publikimin e Fox News: Artikuj me porosi bëhen edhe në Amerikë

“Njihuni me Ramaduron”, Haxhiu për publikimin e Fox News: Artikuj me porosi bëhen edhe në Amerikë

Analisti Baton Haxhiu komentoi në studion e MCN TV publikimin e fundit të Fox News, i cili e cilëson kryeminsitrin Rama, ndër të tjera, “armik i Trumpizmit”. Haxhiu tha se Fox News nuk përfaqëson median amerikane dhe artikujt me porosi nuk janë gjë e re as në SHBA. 

Media amerikane nuk do të thotë që janë të gjitha të nivelit të lartë profesional. Momente porosie ka edhe në Amerikë, madje varësia e porosisë është edhe më e lartë se te në nganjëherë. Fox Neës është një koncept radikal i së djathtës amerikane. Nuk do të thotë se përfaqëson tramp-izimin e sotëm apo të djathtën. Ata dinë të jenë po aq të vrazhdë dhe të pakujdesshëm që në një moment bën propagandë. 

Lidhur me kërcënimet e Iranit për Shqipërinë, ai tha se duhen marrë seriozisht. 

Kampi më i koncentruar është në Shqipëri. Këto grupacione janë rrezik për pushtetin e ajatollahëve. Nuk e di se deri ku shkon rreziku për Shqipërinë në këtë moment. Ajatollahët janë të kujdesshëm në vrazhdësinë e tyre dhe godasin atëherë kur u rrezikohet pushteti. Shqipëria është e ruajtur nga NATO dhe ky grup është aty në marrëveshje me SHBA.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy