Alibeaj: Europa e shqetësuar për drogën shqiptare, Rama thotë nuk kemi probleme

Alibeaj: Europa e shqetësuar për drogën shqiptare, Rama thotë nuk kemi probleme

Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, tha sot se pavarësisht asaj që deklaron qeveria lidhur me trafikun e drogës, sasi të mëdha vijonë të dalin nga vedi ynë për të përfunduar në shtetet fqinje. Në emër të PD-së, Alibeaj tha se duke e mohuar drogën, Rama po vetëshpallet si kumbari i saj.

“Në tre ditët e fundit, 2 tonë drogë ka kaluar nga kufinjtë tanë për në Greqi dhe në Itali.  1 ton në Greqi, dhe 1 ton drogë në Itali, dhe këtu bëhet fjalë për sasinë e kapur nga policia. Kur raporti është; në 10 ngarkesa, policia fqinje arrin të ndalë vetëm njërën, përfytyroni sa drogë shqiptare ka kaluar këto ditë në Greqi dhe në Itali.

Ndërkohë Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë, nuk kemi problem me drogën, edhe pse mbarë Europa është e shqetësuar, media italiane, greke, gjermane dhe BBC japin alarmin për hashashin shqiptar që po mbulon vendet e tyre.

Droga dhe përfshirja e qeverisë në këtë biznes kriminal, është një realitet i frikshëm, që po inkriminon shoqërinë, po pushton rininë e shkollat, po shkatërron imazhin e vendit tonë, dhe është një prej mureve që po pengon integrimin europian të vendit.

Vetëm një njeri ende nuk e kupton këtë gjendje të rëndë. 

Ky është Edi Rama, i cili duke e mohuar drogën po vetëshpallet si kumbari i saj", tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy