Policia nuk i ka gjetur personat që porositën vrasjen e Artan Cukut, ish-drejtuesit të lartë të policisë, ndonëse vrasësi i tij ndodhet i arrestuar. Dy vëllezërit Daka po kërkohen për t’u pyetur, pasi vëllai i tyre, në vitin 2005 vrau veten në zyrën e Cukut. Megjithatë, policia po mban hapur pistat e konflikteve të Cukut për shkak të detyrës dhe përplasjet në sektorin privat.



