Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi është pikasur në një situatë jo të zakonshme.
Ai jetonte në një apartament me një prostitutë rumune, dhe ishin tërësisht të pavarur nga njëri-tjetri. Ajo çka e nxori zbuluar shqiptarin në këtë histori të çuditshme ishin klientët e 25-vjeçares rumune që hynin e dilnin, dhe ngjallën dyshime te disa banorë të apartamentit në rrugën “Cavallotti”, në komunën italiane Conegliano.
Pas sinjalizimeve të disa banorëve, efektivët e policisë mësynë në apartament, ku gjetën 50 gramë kokainë të pastër, që nëse përzihej dhe hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 10 mijë euro.
Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur e kishte fshehur drogën mes lodrave të seksit, kamxhikëve dhe kondomëve që mbante në banesë bashkëjetuesja e tij.
Agjentët e policisë gjetën edhe një peshore preçizioni.
Sipas policisë italiane, rumunia nuk ishte e lidhur me aktivitetin e shqiptarit.



