700 lekë për plazhet publike/ Çipa: Çmim i papërballueshëm për të gjithë, të diferencohet vizitori lokal nga ai i huaj

700 lekë për plazhet publike/ Çipa: Çmim i papërballueshëm për të gjithë, të diferencohet vizitori lokal nga ai i huaj

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e hapësirave publike në plazh, një vendim që ka kaluar me votat e këshilltarëve të majtë dhe është kundërshtuar nga opozita.

 

Arben Çipa, sipërmarrës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se një çmim duhet paguar, por 700 lekëshi nuk është I përballueshëm për të gjithë. Sipas Çipës duhet bërë diferencim mes vizitorëve lokalë dhe turistëve të huaj. 

 

Një çmim duhet paguar se aty ka sipërmarrje, përkujdes, pastërti. Këto i faturohen dikujt që quhet ndoshta bashki. Duhet parë pak më ndryshe sa i përket vizitorëve lokalë. Të bëhet ndryshim mes vizitorit të huaj dhe lokal. 

 

Ka formula dhe propozime që mund të funksionojnë, qoftë edhe me dy standarde. Është e mundur kjo.

 

700 lekë është shumë e madhe dhe jo e përballueshme. Mbase një propozim i mesëm, dikur tek 400 lekë, ose 500 lekë, edhe kjo e diskutueshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy