Murseli: Tirana është treguar indiferente ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Murseli: Tirana është treguar indiferente ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka dërguar letër udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke shprehur shqetësimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Pedagogu i universitetit të Tetovës, Faton Murseli, e sheh këtë nismë si një orvatje politike të kreut të BDI-së, ndërsa shton se ka indiferencë nga Shqipëria në raport me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Preshevë.

Letra e Ahmetit është një orvatje politike. Shteti shqiptar është treguar indiferent. Nuk i ka interesuar shtetit shqiptar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi e shihni në Greqi, që Greqia i vë veton Shqipërisë për një njeri. Nuk kemi parë qeverinë shqiptare të ngrejë zërin për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut apo Preshëvës.

I pyetur për reagime nga ana e ndërkombëtarëve, Murseli tha se “faktori ndërkombëtar deri tani ka qenë i heshtur dhe i tillë do të jetë edhe më tutje. Nuk janë problem kalkulimet qeveritare. Shqiptarët mund të votojnë kot, votojnë një parti, por kur e sheh partia tjetër ka hyrë në qeveri”.

Në lidhje me ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut sa i takon rrugëtimit të tyre drejt anëtarësimit në BE, Murseli tha:

Ndarja e MV nga Shqipëria është një lajm i keq, sepse lë të kuptohet se Shqipëria do të ecë përpara. Do të kishim dashur të ecnim bashkë. Por nga ana tjetër mund të jetë edhe lajm i mirë. Shqiptarët janë të integruar në BE. Ata punojnë atje prej vitesh. Emigrimi ka qenë i pranishëm gjithmonë. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë të integruar në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy