Bushati: SPAK-u është kthyer në makineri propagandistike. I bindur që pas goditjes së Veliajt është Rama (VIDEO) 

Bushati: SPAK-u është kthyer në makineri propagandistike. I bindur që pas goditjes së Veliajt është Rama (VIDEO) 

Analisti Andi Bushati duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që është përditë e më i bindur se pas goditjes së SPAK i bëri Veliajt qëndron kryeministri Edi Rama.

Bushati theksoi që Veliaj është i vdekur politikisht, sepse e ka goditur edhe partia e tij.

Bushati vuri në dukje ndër të tjera se SPAK-u është kthyer në makineri propagandistike, që ka reporterët, analistët dhe politikanët e vet, që mbrojnë punën e këtij institucioni. 

Tashmë është një fakt dhe s’ka diskutim që Veliaj do ngelet në burg për gjatë. A e mbyll kjo debatin për procesin Veliaj? Natyrisht që jo. Pavarësisht se Veliaj ngelet në burg, pyetja që shtrohet është: A na ka thënë SPAK-u një dosje të plotë për Veliajn? Ne si gazetarë dhe publiku, a donim ta shihnim Veliajn për një proces që lidhet me inceneratorin dhe 5D, apo si një njeri që ka mëkatuar për tekat e bashkëshortes. SPAK-u na ka dhënë këtë të dytën. SPAK-u nguron ose i ka duart e lidhura për të na treguar këtë të vërtetë për Veliajn.

Lajmi i përgjimeve do ishte që s’ka lajm të ri. A e dinim ne që Veliaj kontrollon mediat, që jep urdhra për TCH, Report Tv, etj etj? Që Veliaj kontrollonte mediat, kjo dihej. Që kontrollonte një pjesë të vogël të socialistëve, edhe kjo dihej. Kemi një të re tjetër. E lexova me vëmendje vendimin e gjykatësit Pëllumbi. 

S’besoj se ka marrë shumë për bazë këto përgjime. Pse u bë kaq zhurmë për këto përgjime? SPAK-u në vend që të veprojë si institucion i drejtësisë, po vepron edhe si makineri propagandistike. Ka reporterët e vet të kronikët, analistët e vet, politikanët e vet, që thonë sa mirë po punon SPAK-u. SPAK-u është shndërruar edhe në një makineri gëbelsiane propagande, kjo duhet luftuar.   

Që Veliaj është i vdekur, është i vdekur, jo vetëm se e ka goditur SPAK-u, por se e ka goditur edhe partia e tij. S’do jetë asnjë nga deputetët e tij në Parlamentin e ardhshëm. Kryeministri ndoshta hesht tani sepse përditë e më shumë po bindem që pas goditjes së SPAK-ut ka qenë Edi Rama. S’e di, duke shkelur syrin, apo duke ia kërkuar në mënyrë direkte, por SPAK-u s’ka vepruar si institucion i pavarur”.

Bushati tha që zgjedhjet pë Bashkinë e Tiranës do bëhen kur të dojë kryeministri Edi Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy