
Në kuadër të procesit të vaksinimit antiCovid, kryeministri Edi Rama sapo ka ndarë lajmin se në Rinas do të vijnë sot edhe 208 mijë vaksina të tjera.
Rama ka ndarë fotot nga aeroporti në pritje të sasisë së vaksinave, të cilat kuptohet se janë doza të vaksinës Sinovac.
“208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas”, kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Dje në Shqipëri erdhën edhe 50,000 doza nga AstraZeneca.



