Covid-19/ 206 raste të reja dhe 5 viktima gjatë 24 orëve

Covid-19/ 206 raste të reja dhe 5 viktima gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 2017 raste të reja me Covid, nga 2698 testime të kryera në total. Ndërsa kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje 5 qytetarë, konkretisht 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore 207

Të shëruar në 24 orë 538

Të shtruar në spitale 194

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2698

Testime totale 597,150

Raste pozitive 128,959

Raste të shëruara 99,441

Raste Aktive 27,187

Humbje jete 2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19514

Fier 2295

Durrës 1160

Gjirokastër 1114

Shkodër 931

Korçë 718

Vlorë 533

Dibër 340

Kukës 294

Elbasan 204

Lezhë 44

Berat 40

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy