Adriatik Llalla merret i pandehur, avokati: GJKKO nuk është kompetente (VIDEO)

Adriatik Llalla merret i pandehur, avokati: GJKKO nuk është kompetente (VIDEO)

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është marrë në cilësinë e të pandehurit nga Gjykata e Posaçme, për akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi kalimin në gjyq të çështjes në ngarkim të Llallës, me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme dhe pas vlerësimit të të gjitha provave të administruara gjatë hetimeve, ish-kryeprokurori Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza nga togat e zeza.

Ndërkohë në një prononcim për TvT, mbrojtja e ish-kryeprokurorit Llalla shprehet se dosja duhej të ishte pushuar, sepse Llalla ka qenë subjekt i deklarimit për të cilin nuk është hetuar asnjëherë dhe GJKKO nuk është kompetente. 

Në qoftë se në përfundim të procesit gjyqësor arrihet të provohet akuza për “Fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, atëherë ish-prokurori i Përgjithshëm rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion vendosi të heqë sekuestron ndaj pasurive që i ishin sekuestruar më herët, ish-kryeprokuororit Adriatik Llalla. Bëhet fjalë për pasuritë që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050  m² tokë arë në Tiranë dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m².

Pronat e sekuestruara:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë

Çështja hetimore për ish-kryeprokurorin u regjistrua fillimisht në Durrës në mars 2018 dhe më tej për shkak të shtimit të akuzave të tjera, dosja kaloi për kompetencë pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërsa pas riformatimit të organeve të reja të drejtësisë dhe me shkrirjen e Prokuorisë së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi SPAK-ut, e cila pak kohë më parë përfundoi hetimet paraprake në ngarkim të Adriatik Llallës, me funksion ish-prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë ish-prokurorin e Përgjithshëm, që prej 3 vitesh, Departamenti amerikan i Shtetit e ka shpallur non-grata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy