
Një takim i paparalajmëruar është zhvilluar sot mes të dërguarit të posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu tha se kjo ishte arsyeja përse Kurti u largua nga salla e Kuvendit, ku pati debate për çështjen e grevistëve.
"Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar ai në Facebook.



