Forcat ruse po godasin me një breshëri armësh me me rreze të gjatë veprimi në objektivat ukrainase, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes në konferencën e saj ditore të mërkurën.
Zyrtarët ukrainas raportuan më herët se Rusia kishte shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike të vendit gjatë natës.
Pala ruse tha se disa nga objektivat e saj ishin fabrika ushtarake dhe jo pjesë të sektorit të energjisë ukrainase. Sulmi përfshiu dronë dhe disa lloje raketash, duke përfshirë armët hipersonike Kinzhal të lëshuara nga ajri, thuhet në deklaratë.
Po ashtu vihet në dukje se u goditën me sukses të gjitha vendet e synuara.
Sulmi ajror u konsiderua nga ushtria ruse si hakmarrje për "përpjekjet e Kievit për të shkaktuar dëme në objektet energjetike ruse". Sulmet "ulën ndjeshëm aftësinë e Ukrainës për të prodhuar produkte ushtarake dhe për të transportuar armë dhe automjete ushtarake perëndimore në vijën e parë", tha ministria.



