Çani numëron katër arsyet se pse Berisha organizon protestën me 7 korrik: E bën për të treguar se u rikthye në krye të PD-së

Çani numëron katër arsyet se pse Berisha organizon protestën me 7 korrik: E bën për të treguar se u rikthye në krye të PD-së

Protesta e 7 korrikut në analizën e gazetarit Arian Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, bëhet për katër arsye politike dhe jo vetëm.

Çani vë në krye faktin numër 1, sipas së cilit Sali Berisha, e bën këtë organizim për të treguar simbolikisht se është rikthyer në krye të PD-së.

Unë mendoj se arsyeja e parë se pse Berisha e bën këtë protestë është një lloj simbolike se unë jam rikthyer në krye të PD-së, dhe ka menduar si interesante si të lindur spontanisht në takim që ishte e shoqërisë civile, pra atje lindi, pra Berisha e bën se unë jam rikthyer në krye të PD, pra një akt simbolik ky.

Tani e dyta, është kjo se Saliu, nuk mund ta imagjinoj veten pa dal para turmës, ai përveç se e ka pasion të dali në flasë para turmës, njeriu, ka nevojë edhe për pak stërvitje të zërit, refleksi si ka humbur, por i duhet zëri për ta testuar. 

I treti duhet testuar militantët  e vet, të shohin ku janë ata që e votuan, do vijnë apo jo, dhe motivi i katërt, është forcë provuese ndaj atyre që e shpallën non-grata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy