Tirana ka barazuar 3-3 me Laçin, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku u shënuan plot 6 gola.
3 golat e shënuar nga Redon Xhixha, nuk i mjaftuan bardhebluve për të marrë 3 pikët ndaj kurbinasve. Për Laçin shënuan dy herë me Mazrekaj dhe një gol nga Borysiuk.
Në sfidën tjetër, Erzeni dhe Egnatia barazuan pa gola, në një ndeshje pa shumë raste.



