Tentojnë të nxjerrin nga Shqipëria mijëra euro, katër të ndaluar në aeroportin e Rinasit (VIDEO)

Tentojnë të nxjerrin nga Shqipëria mijëra euro, katër të ndaluar në aeroportin e Rinasit (VIDEO)

Policia kufitare në Rinas ka shtuar kontrolle të shumta gjatë ditëve të fundit, duke arrestuar në flagrancë 17 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrolleve, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, përkatësisht një 23 vjeçar nga Shkodra (N.D), i akuzuar për vjedhje si dhe një 32 vjeçar nga Tirana (E.L), nën akuzën e korrupsionit aktiv.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë 8 persona, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave, konkretisht shtetasit: G.S., K.B.,  J.C., G.M., I.L., A.A., E.SH., si dhe XH.K.

Këta shtetas janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në tentativë për të kaluar kufirin me karta italiane të falsifikuara si dhe me pasaporta me ngjashmëri.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe konkretisht shtetasit:

M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro

I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro.

A.H., i cili nuk deklaroi shumën  10.100 dollarë dhe 585 Euro

R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht edhe shtetasi A.J, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Marrja e masave bëhet në kuadër të zezonit turistik, ku aeroporti ij Rinasit ka shtuar gjithashtu burimet njerëzore dhe sportele me qëllim rritjen e kontrollit dhe forcave parandaluese ndaj paligjshmërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy