Sulm me armë zjarri në një shkollë në Teksas, dy nxënës të plagosur

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Teksas, dy nxënës të plagosur

Dy studentë u plagosën nga një sulm me armë në shkollën e mesme Lamar në Arlington, Teksas, sipas një deklarate nga policia lokale.

Rreth orës 6:55 të mëngjesit të sotëm, morëm raporte të shumta për të shtëna në kampus, jashtë ndërtesës së shkollës”, tha zëdhënësi i policisë Tim Ciesco. “Dy studentë u plagosën dhe tani po marrin kujdes mjekësor”.

Nuk dihen kushtet e studentëve të lënduar, tha ai. Sipas deklaratës, autori i dyshuar është dërguar në komisariat.

Informacioni rreth identitetit të të dyshuarit, moshës dhe nëse individi ka qenë nxënës i shkollës ende nuk janë bërë të ditura, e as nuk ka një motiv të mundshëm.

Shkolla e mesme Lamar u mbyll të hënën në mëngjes, sipas Ciesco dhe zëdhënëses së distriktit shkollor, Anita Foster.

Arlington është një qytet midis Dallas dhe Fort Worth me një popullsi prej pak më pak se 400,000 persona.

Ciesco specifikoi se shkolla nuk fillon deri në orën 7:35 të mëngjesit, kështu që jo të gjithë studentët kishin mbërritur kur u morën raportet fillestare për të shtënat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy