Turqia kundër “shtetit bektashi”. Çollaku: Ankaraja në një linjë me opozitën

Turqia kundër “shtetit bektashi”. Çollaku: Ankaraja në një linjë me opozitën

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi. Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë. 

Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar. Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiprtare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi  një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq. 

Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN Deputeti i Opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk ëshstë në një linj me opozitën shqiptare

Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe prespektiva euroatlantike e Kosovës.

Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Sipas njoftimit në focus të takimit kanë qenë edhe rritja e bahskëpunimit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë mes dy vendeve.,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy